Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve

Zyra e Komisionerit për Gjuhë, në bashkëpunim me  UNDP Kosovë organizon “Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve”, që do të mbahet më 17 dhjetor 2013. Qëllimi i çmimit për përdorimin e gjuhëve është shpërblimi  i cilësisë së shkëlqyer gazetareske në promovimin dhe rritjen e fokusimit kombëtar në përdorimin e gjuhëve si dhe implementimi efektiv i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Po të  njëjtën kohë, ai do të inkurajojë edhe publikimet për zgjidhje të reja dhe kreative, që mund të shpijnë në ndryshimin e situates për të mirë.
Kjo garë ka 5 kategori të rregullta (vetem për gazetarët profesionalë):

Storia televizive, Storia në radio, Storia e shkruar në mediat e shtypit, Storia e shkruar në mediat elektronike, Fotografia që promovon përdorimin e gjuhëve në Kosovë

Punimet duhet të jenë publikuar brenda periudhës 1 dhjetor 2012 dhe 12 dhjetor 2013.Punimet mund të jenë në Shqip, Serbisht, Anglisht, Turqisht, Boshnjakisht dhe gjuhë Rome. 

Punimet duhet të dërgohen deri më 13 dhjetor 2013 në ora 16:00 në zarfe të mbyllura:
Për:    Ndërtesa e Qeverisë, kati i 6të, 605A, Sheshi “Nëna Terezë”, 10000 Prishtinë, Kosovë
RE:     Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve 2013
Për vëmendjen e: Znj. Arta Pllana

Për ndonjë qartësim ose pyetje, ju lutem kontaktoni: [email protected] dhe [email protected].

Për aplikacionin në:

•    gjuhen Shqipe klikoni këtu;
•    gjuhen Angleze klikoni këtu;
•    gjuhen Serbe klikoni këtu.

Për informata tjera klikoni këtu.