Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Zyrtar Administrativ

Detyrat dhe përgjegjësitë e Funksionit të Administratës dhe Menaxhmentit 

 

– Zyrtar Administrativ

 

Përmes Funksionit të Administratës dhe Menaxhmentit, Zyra siguron një menaxhim dhe administrim të mirë të Zyrës dhe po ashtu do tu përgjigjet kërkesave për informacione dhe do të ndihmojë Koordinatori për ankesa, hetime dhe ndërmjetësim për të pranuar, parashtruar dhe menaxhuar ankesat.

 

Në bashkëpunim me administratën e Zyrës së Kryeministrit, Zyrtari Administrativ:

 

•    Ndihmon Komisionerin për Gjuhët në menaxhimin ditor të Zyrës;

•    Ofron shërbime të mbështetjes administrative dhe të sekretarisë për Komisionerin për Gjuhët dhe stafin e Zyrës;
•    Ofron, aty ku i kërkohet, shërbime përkthimi dhe interpretimi në të dy gjuhët zyrtare edhe gjuhë të tjera në pajtim me Ligjin, qoftë drejtpërdrejtë apo përmes listës së asistentëve të gjuhës së Rrjetit për Politika Gjuhësore;
•    I ofron informacione financiare dhe operative Komisionerit për Gjuhët dhe stafit të Zyrës;
•    Monitoron, analizonn dhe raporton mbi planifikimin administrativ dhe financiar, mbi buxhetin, real;vizimin e buxhetit dhe mbajtjen e llogarive të Zyrës.
•    Zyrtari Administrativ po ashtu ndihmon Koordinatorin për ankesa, hetime dhe ndërmjetësim që të:
•    Pranojë, parashtrojë dhe menaxhojë ankesat që i parashtrohen Zyrës nga ndonjë person fizik apo juridik, merr informacione nga ankuesit, që të qartësojë pretendimet e tyre dhe të
informojnë ata për procedurat e ankimit;
•    Përgjigjet, në koordinim me Komisionerin për Gjuhët, me Koordinatorin për Komunikim dhe me stafin përkatës të Zyrës, në kërkesat për informacione të formuluara nga publiku i gjerë apo zyrtarët publikë në lidhje me Ligjin, me të drejtat gjuhësore dhe me rolin dhe mandatin e Zyrës.

Kontakti:
Erna Šola Bahtijari – Zyrtare Administrative
Nr: 038 200 14448
E-mail:
[email protected]