Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Zyrtar i lartë për Zhvillimin e Kapaciteteve

Detyrat dhe përgjegjësitë e komponentit për zhvillimin e kapaciteteve – Zyrtar i lartë për Zhvillimin e Kapaciteteve

Përmes Komponentit për Zhvillimin e Kapaciteteve të Funksionit për Sigurimin e Përputhshmërisë, Zyra do të shqyrtojë, vlerësojë dhe ofrojë rekomandimet që kanë të bëjnë me buxhetin dhe resurset njerëzore të caktuara për zbatimin e Ligjit nga ana e institucioneve nën juridiksionin e saj.

Zyrtar i larte Zhvillimin e Kapaciteteve siguron që Zyra të ndihmojë institucionet nën juridiksionin e saj që të zhvillojnë dhe angazhojnë resurset njerëzore adekuate për zbatimin e Ligjit. Me burime njerëzore duhet të nënkuptohet:

•    Resurset e kualifikuara njerëzore që janë të specializuara në ofrimin e shërbimeve të përkthimit, përfshirë këtu përkthyesit, interpretët dhe juristë tëgjuhësisë;
•    Stafi i administratës publike dhe kompetencat e tyre gjuhësore në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët e komuniteteve të Republikës së Kosovës.
•    Duke iu referuar politikave për zhvillimin e një ekipi adekuat të juristëve të gjuhësisë dhe përkthyesve dhe interpretëve profesionistë, Zyrtar i larte për Zhvillimin e Kapaciteteve të Zyrës do të ofrojë këshilla në lidhje me:
•    Planprogramet parauniversitare dhe universitare te shkollave dhe universiteteve ku juristët e gjuhësisë dhe interpretët dhe përkthyesit profesionistë aftësohen zyrtarisht dhe certifikohen për të ushtruar profesionin;
•    Trajnimi gjatë-shërbimit për interpretët dhe përkthyesit që punojnë në administratën publike dhe në institucionet e tjera nën juridiksionin e Zyrës;
•    Sistemet dhe procedurat për të vlerësuar dhe siguruar cilësinë e shërbimeve të përkthimit dhe interpretimit.
•    Duke iu referuar aftësive gjuhësore të nëpunësve civilë, Zyrtari i lart për Zhvillimin e Kapaciteteve të Zyrës ndihmon dhe këshillon autoritetet arsimore dhe të administratës publike, si dhe institucionet dhe politikbërësit në lidhje me:
•    Zhvillimin dhe zbatimin i planprogrameve dhe lëndëve që ofrojnë mundësi për mësimin e të dy gjuhëve zyrtare nga një numër i mjaftueshëm i studentëve;
•    Ofrimin e trajnimit gjatë shërbimit, kurseve profesionale dhe nxitjes për të fuqizuar aftësitë gjuhësore në të dy gjuhët zyrtare për nëpunësit civilë. 


Kontakti:

Gentiana Mahmuti - Zyrtare e lartë për Zhvillim të Kapaciteteve

Nr. 038 200 14 449

E-mail: 

[email protected]