Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Zyrtar i lartë Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë e Komponentit për shqyrtimin legjislativ – Zyrtari i lartë Ligjor

 

Përmes Komponentit për Shqyrtim Legjislativ të Funksionit të Sigurimit të Përputhshmërisë, Zyra do të shqyrtojë, vlerësojë dhe ofrojë rekomandime për projektligjet për të siguruar mbrojtjen e të drejtave gjuhësore në përputhje me Ligjin.
Zyra gjithashtu mund të rekomandojë miratimin e legjislacionit që mund të jetë i nevojshëm për të zbatuar dhe forcuar zbatimin e Ligjit.

 

Zyrtari Ligjor sigurohet që Zyra:
•    Shqyrton dhe jep rekomandime në lidhje me:                            
•    Çdo rregullore ose udhëzim administrativ të bërë sipas Ligjit
•    Çdo projektligj, rregullore ose udhëzim administrativ tjetër që ndikon ose që mund të ndikojë në statusin ose në përdorimin e gjuhëve zyrtare, ose gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës.
•    Bashkëpunon me Zyrën Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, më Këshillin Konsultativ për Komunitete dje me Kuvendin e Kosovës për të siguruar që Zyra të jetë në gjendje të jap rekomandime për projekt legjislacionin dhe politikat në pajtim me Rregulloret përkatëse të Punës të Qeverisë dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
•    Rekomandon miratimin e legjislacionit që mund të jetë i nevojshëm për zbatimin ose përmirësimin e zbatimit të Ligjit dhe koordinon me Bordin, me Zyrën Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe me Kuvendin e Kosovës çdo iniciativë të tillë.


Kontakti:
Vebi Klaiqi – Zyrtar i Lartë Ligjor
Nr: 038 200 14 613
E-mail:

[email protected]