Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Koordinator për Komunikim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Funksionit të Komunikimit – Koordinatori për Komunikim dhe Zyrtari për komunikim

Përmes Funksionit të Komunikimit, Zyra do të promovojë vetëdijesim të opinionit dhe institucioneve publike mbi të drejtat dhe obligimet gjuhësore, dhe mbi rolin e Zyrës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore.

Koordinatori për komunikime, me mbështetjen e zyrtarit për komunikim dhe Komisionerit për Gjuhët, dhe në bashkëpunim me shërbimet e komunikimit në institucionet përkatëse siguron që Zyra:

•    Zhvillon dhe zbaton planin për komunikime;
•    Rrit vetëdijesimin e qytetarëve mbi Ligjin ;
•    Rrit vetëdijesimin e institucioneve që janë nën juridiksionin e saj për Ligjin;
•    Zhvillon dhe fuqizon metodat e komunikimit në shumë gjuhë, duke përfshirë por jo duke u kufizuar në faqen e internetit; siç është rregulluar me legjislacionin në fuqi, broshura dhe fletushka informative; udhëzues; seminare dhe vizita në terren dhe marrëdhënie me media;
•    Konsultohet me Ministrinë përgjegjëse për Arsim, Shkencë dhe Teknologji për të siguruar ofrimin e moduleve për të drejtat gjuhësore sipjesë e syllabuseve arsimore në arsimin e mesëm të lartë;
•    Siguron që autoritetet mbikëqyrëse dhe Bordi të njoftohen për këshillat dhe rekomandimet që u jepen institucioneve të caktuara;
•    Ndihmon Komisionerin për Gjuhët në mbajtjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare. 

 

Kontakti:

Arta Pllana - Koordinatore për Komunikime

E-mail:

[email protected]

Nr. 038 200 14 612