Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Koordinator për Hetime

Detyrat dhe përgjegjësitë për ankesat, hetimet dhe funksionin e ndërmjetësimit

Koordinatori për Hetime

Përmes ankesave, hetimeve dhe funksionit të ndërmjetësimit, Zyra do të promovojë mjetet dhe zgjidhjet ligjore në rast të shkeljeve të dokumentuara të të drejtave gjuhësore përmes zhvillimit të hetimeve të pavarura; shqyrtimit, ndërmjetësimit dhe hetimit të ankesave që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit; formulimit të rekomandimeve për mjetet ligjore dhe rekomandimet për korrigjimin apo kompensimin; dhe si masë të fundit, përmes identifikimit dhe përcaktimit të sanksioneve me qëllim të zbatimit të përputhshmërisë nga institucionet përkatëse.

Me ndihmën e Zyrtarit Administrativ, Koordinatori për hetime, përgjegjës për ankesa, hetime dhe ndërmjetësim do të siguroj që Zyra:

•    Zbaton, shqyrtojë dhe zhvillon sipas nevojës, rregulloren e punës për menaxhimin dhe hetimin e ankesave;
•    Zhvillon dhe mirëmban sistemin përcjellës për menaxhimin e ankesave dhe bazën e të dhënave;
•    Ofron këshilla për qytetarët lidhur me të drejtat e tyre gjuhësore si dhe për institucionet publike lidhur me obligimet e tyre përkatëse për përdorimin e gjuhëve (në raste specifike të ankesave);
•    Heton dhe lehtëson zgjidhjen miqësore të ankesave;
•    Inicion hetime zyrtare, kur është e nevojshme;
•    Përgatit rekomandime për mjetet juridike, kompensimin apo korrigjimin e lëshimeve, si pjesë e hetimeve dhe në lidhje me ankesat;
•    Përgatit dhe nxjerrë vendime për ankesat dhe sanksionet si rezultat i procedurës së hetimeve, në rastet kur përputhshmëria nuk mund të arrihet ndryshe. 

 

Kontakti:

Makfire Azemi - Koordinatore për Hetime

Nr. 038 200 14902

E-mail:

[email protected]