Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Pyetje të shpeshta

Cilat janë gjuhët zyrtare në Kosovë?
Gjuha shqipe dhe serbe kanë status të barabartë si gjuhë zyrtare si dhe të drejta të barabarta sa i përket përdorimit të tyre në të gjitha institucionet e Kosovës.

A mund të bëhen gjuhë zyrtare në Komunë, gjuhët e komuniteteve joshumicë?
Gjuha e secilit komunitet që përbën pesë (5) përqind të popullsisë së përgjithshme në çdo komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.
Për më shumë informata në lidhje me gjuhët zyrtare në komunë dhe gjuhët në përdorim zyrtar në komuna klikoni këtu  

Çfarë ndodhë nëse këto komunitete përfaqësojnë më pak se pesë (5) përqind në Komunë?
Gjuha e secilit komunitet që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullsisë së përgjithshme në çdo komunë ose është folur në mënyrë tradicionale në një komunë mund të përdoret si gjuhë zyrtare. Për më shumë informata në lidhje me gjuhët zyrtare në komunë dhe gjuhët në përdorim zyrtar në komuna klikoni këtu  

Cili është qëllimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve?
Ruan karakterin shume gjuhësor të shoqërisë kosovare dhe paraqet vlerat e saj unike shpirtërore, intelektuale, historike si dhe vlerat kulturore, për më tepër përfaqëson të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë që të ruajnë, mirëmbajnë dhe promovojnë identitetin e tyre gjuhësor.

Cili është roli i Zyrës së Komisionerit për gjuhët?
Siguron që të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike të respektojnë Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve dhe vë në pah ndërgjegjësimin publik dhe institucional lidhur me të drejtat gjuhësore që të mbështesë zbatimin efektiv të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Krijon dhe zhvillon politikat gjuhësore, promovon dhe ruan gjuhët e komuniteteve të tjera.

Cilat janë të drejtat e mia?
Ju keni të drejtë të komunikoni dhe të pranoni shërbimet në dispozicion dhe dokumentet publike nga institucionet qendrore dhe komunale, si dhe nga ndërmarrjet publike në cilëndo gjuhë zyrtare.

Çfarë duhet të bëj në qoftë se nuk do të shërbehem në gjuhën time që unë zgjedhë?
Ju mund të parashtroni ankesë në institucionin ku të drejtat tuaja gjuhësore janë shkelur.

Pasi që të kem parashtruar ankesën në atë institucion, por nuk kam marrë ndonjë përgjigje ose unë nuk jam i kënaqur me trajtimin e duhur lidhur me rastin, çfarë të bëj?
Ju mund të paraqitni ankesën në Zyrën e Komisionerit për gjuhët .

Si mund ta bëjë një ankesë në Zyrën e Komisionerit për gjuhët?
Kliko në seksionin për Ankesa në faqen kryesore dhe shkarkoni dokumentin. Ju mund të na dërgoni formularin e ankesës me postë Ndërtesa e Qeverisë / Kati VI, 605A Sheshi Nëna Terezë p.n. 10 000 Prishtina Kosovo,  apo në mënyrë elektronike. [email protected]