Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Historiku

Në vitin 2012 të muajit prill është themeluar Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bazë të Rregullores Nr.07/2012.

Ligji për përdorimin e gjuhëve obligon të gjitha institucionet publike dhe ofruesit e shërbimeve që të sigurojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të dy gjuhëve zyrtare, gjuhës Shqipe dhe gjuhës Serbe si dhe gjuhëve zyrtare në nivel komuna  dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në nivel komuna.

Në vitin 2007, Qeveria e Kosovës, kishte krijuar Komisionin për Gjuhët si organ i krijuar në pajtim me nenin 32 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve me qëllim të mbikqyrjes së zbatimit të këtij ligji, ruajtjes, promovimit dhe mbrojtjes të gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në Kosovë si dhe për të siguruar, mbrojtur gjuhët e komuniteteve gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare.

Përkundër autoritetit që kishte sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, në praktikë një numër faktorësh strukturor e kufizonin kapacitetin dhe efektshmërinë e Komisionit për Gjuhët. Me qëllim të avancimit të zbatueshëmrisë së ligjit, në vitin 2011 Qeveria e Kosovës, kishte  formuar grupin punues për reformimin e Komisionit për gjuhët Vendimi për formimin e grupit. Këtë projekt të reformës e ka udhëhequr Zyra e Kryeministrit/Zyra për çështje të komuniteteve dhe si rezultat i punës nga ky grup punues, është nxjerrë rregullorja 07/2012 për Zyren e Komisionerit për Gjuhët, në bazë të së cilës janë formuar dy mekanzima mbështetës Bordi për politika gjuhësore dhe Rrjeti i Politikave  të gjuhëve. Gjithashtu kjo rregullore qartë definon procedurat dhe kushtet për përzgjedhjen e komisonerit për gjuhët si dhe të gjithë stafin mbështetës të zyres. 

Më 4 Prill 2012 është nënshkruar rregullorja e Qeverisë nr. 07/ 2012 për  Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve

Më 29 Maj 2012 është formuar Bordi për politikat e gjuhëve, i cili vepron si forum i politikave për gjuhët

Rrjeti i Politikave për Gjuhët siguron që institucionet emërojnë zyrtarët ndërlidhës apo fokus- personat me të cilat Zyra e Komisionerit për Gjuhët do të mund të bashkëpunojë për zbatimin më të mirë të politikave për gjuhët.

Më 19 dhjetor 2012 është emëruar Komisioneri për gjuhët