Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionerit për Gjuhët

• Komisioneri për Gjuhët është përgjegjës për të siguruar funksionimin e Zyrës. Drejton  Zyrën, stafin dhe buxhetin dhe ia propozon Zyrës së Kryeministrit buxhetin vjetor të Zyrës për miratim.
• Komisioneri për Gjuhët është përgjegjës për të këshilluar Qeverinë dhe institucionet nën juridiksionin e Zyrës në lidhje me miratimin dhe zbatimin e masave që sigurojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare, përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në komuna si dhe mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e gjuhëve të komuniteteve, gjuha e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare.
• Komisioneri për Gjuhët jep rekomandime për institucionet qendrore dhe komunale për të inkurajuar,mbështetur dhe ofruar zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme strukturore dhe një politikë stimulimi për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës.

Rekomandimet duhet përfshirë edhe por duke mos u kufizuar vetëm në:

  • Qasjen dhe promovimin e gjuhëve zyrtare dhe gjuhëve tjera të komuniteteve në arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë;
  • Zhvillimin e anketave dhe hulumtimeve mbi kapacitetet gjuhësore të nëpunësve civilë;
  • Ofrimin e trajnimit i certifikuar shumëgjuhësor gjatë shërbimit për nëpunësit civil në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike; dhe stimulim i pagave për nëpunësit civilë me njohuri të punës në  të gjitha gjuhët zyrtare;
  • Masat për ofrimin e trajnimeve gjatë shërbimit për interpretët dhe përkthyesit;
  • Masat për ofrimin e certifikimit profesional dhe programeve akademike për interpretët dhe përkthyesit;
  • Promovimin e sistemeve për kontrollin e cilësisë për të siguruar shërbime të sakta përkthimi dhe interpretimi;
  • Rekomandimet për politika më të mira të punësimit dhe stimulimin e pagave duke përmirësuar përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe gjuhëve të komunitetit në shërbimin publik;
  • Bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë përgjegjëse për Komunitete dhe Kthim , dhe Ministria përgjegjëse për Administratë Publike për zhvillimin e mësimeve dhe modulet e trajnimit për komunikimin e drejtë për gjuhët dhe të drejtat e komunitetit në shkollat dhe në administratën publike.

• Komisioneri për Gjuhët këshillon institucionet nën juridiksionin e tij në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme për zbatimin e Ligjit, përfshirë këtu edhe sigurimin që një numër adekuat i stafit të tyre të jetë i kualifikuar dhe kompetent për të ofruar shërbime në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe kur është e aplikueshme, në gjuhët zyrtare të komunave edhe në gjuhët që janë në përdorim zyrtar në komuna.
• Komisioneri për Gjuhët mund të bashkëpunojë dhe të promovojë shkëmbimin e praktikave më të mira me institucionet e huaja të natyrës së njëjtë me Zyrën, si dhe me institucione kombëtare dhe të huaja akademike që mund të kontribuojnë në një zbatim më të mirë të Ligjit dhe për njohuritë dhe mbrojtjes e gjuhëve zyrtare dhe të komuniteteve në Republikën e Kosovës në të gjitha institucionet e saj.
• Komisioneri për Gjuhët siguron që Zyra t’i paraqes raporte gjashtëmujore Bordit  dhe raporte vjetore Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Këto raporte do të vlerësojnë zbatimin e Ligjit dhe të kësaj Rregulloreje.
• Komisioneri për Gjuhët është përgjegjës për shpenzimin e buxhetit të Zyrës dhe  bashkëpunon plotësisht me auditimin që bëhet në lidhje me menaxhimin dhe shpenzimin e buxhetit të Zyrës.