Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Detyrat dhe pergjegjësite e Zyres

Ekzekuton kompetencat e veta nën udhëheqjen e Komisionerit për Gjuhët, Zyra kryen  këto detyra dhe përgjegjësi si në vijim:

•    Monitoron zbatimin e dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga institucionet nën juridiksionin e saj;
•    Ndërmerr të gjitha masat në kuadër të autoritetit që ka për të siguruar përputhshmërinë e dispozitave të Ligjit nga ana e institucioneve nën juridiksionin e saj;
•    Zyra heton çdo ankesë të parashtruar në Zyrë nga ana e personit fizik apo juridik, për çdo dështim nga ana e institucionit nën juridiksionin e saj për t’iu përmbajtur dispozitave të Ligjit;
•    Zhvillon hetime me vet iniciativë për të siguruar që institucioni nën juridiksion është duke iu përmbajtur dispozitave të Ligjit;
•    Jep rekomandime për mjetet e nevojshme ligjore dhe rekomandimet për riadresim/rivendosje mbi përfundimin e një hetimi;
•    I jep institucionit të cilit Zyra i ka dërguar rekomandimin, kohë të caktuar dhe të  mjaftueshme për të dhënë çfarëdo komenti që institucioni mund ti ketë mbi të gjeturat dhe rekomandimet e Zyrës, përfshirë edhe masat që institucioni synon të ndërmarrë dhe afatin kur institucioni do të ndërmarrë masat e tilla;
•    Lëshon vërejtje me shkrim nëse rekomandimet e Zyrës nuk zbatohet brenda një periudhe të arsyeshme kohore;
•    I ofron këshilla apo asistencë opinionit publik mbi të drejtat e tyre në përputhje me Ligjin;
•    Ofron këshillë dhe asistencë tjetër për organet publike lidhur me obligimet e tyre në përputhje me Ligjin;
•    Shqyrton dhe bën rekomandime në lidhje me çdo rregullore apo udhëzim administrativ të bërë në kuadër të ligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe ligjeve tjera, rregulloreve apo udhëzimeve tjera administrative të që mund të ndikojnë në statusin apo përdorimin e gjuhëve tjera zyrtare, apo gjuhëve të komuniteteve gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare;
•    Përpilon raportet gjashtë mujore të Zyrës me rekomandime për shqyrtim nga Bordi për Politika të Gjuhëve, dhe raportet vjetore të Zyrës për shqyrtim nga Qeveria dhe  Kuvendi i Kosovës;
•    U jep rekomandime për politika, në rast nevoje, institucioneve publike që synojnë të sigurojnë dhe ka njohuri të mjaftueshme të gjuhëve zyrtare dhe të gjuhëve në përdorim zyrtar në nivele komunale për të mundësuar zbatueshmëri të plotë të Ligjit;
•    Lëshon në çdo kohë raport special për Bordin, qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës , mbi çdo çështje me urgjencë apo rëndësi të lartë në kuadër të fushëveprimit të kompetencave të veta..