Rrjeti për politika gjuhësore
Rrjetin për Politika të Gjuhëve e përbëjnë personat kontaktues të emëruar për përdorimin e gjuhëve dhe asistentët gjuhësor të përfshirë në shërbimin e jashtëm të asistentëve gjuhësor.
Në secilin institucion nën juridiksionin e Zyrës, përfshirë edhe komunat, personat kontaktues për përdorimin e gjuhëve bashkëpunojnë me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët për të siguruar respektimin e obligimeve të politikave për gjuhët dhe që stafi i atyre institucioneve është i vetëdijshëm për të tilla obligime.
Rrjeti i Politikave të Gjuhëve dhe Zyra koordinojnë me institucionet përgjegjëse trajnime gjatë shërbimit dhe programe zhvillimore profesionale për asistentët gjuhësorë të regjistruar si shërbim i jashtëm në dispozicion i asistentëve gjuhësor.
Në rast të nevojë për ndonjë detyrë specifike në kuadër të mandatit, dhe me miratimin e institucionit punëdhënës, Zyra mund të kërkojë asistencën e një apo më shumë asistentëve gjuhësore të regjistruar në shërbim të jashtëm. Zyra dërgon një kërkesë për asistencë organizatave dhe institucioneve anëtare të Rrjetit për Politika të Gjuhëve, i cili do të shqyrtojë kërkesën në kohë të duhur dhe do të informojë Zyrën për aranzhimet e asistencës së kërkuar.