Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Anëtarët e Bordit

Biografia: Dushan Radakoviq Biografia: Dushan Radakoviq Profesor dhe Analist

Emri dhe mbiemri: Dushan Radakoviq
Datëlindja: 25 korrik 1984
Profesioni: Profesor dhe Analist   
Arsimimi: Profesor i edukatës fizike

Gjuhët: Serbe, shqipe, angleze

Përvoja profesionale:
Aktuale: Drejtor i Organizatës Joqeveritare “Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike” Mitrovica Veriore
Anëtarë i Bordit për Politika të Gjuhëve

2008 – 2015: Zyrtar i Projektit në Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) në Prishtinë
2006 – 2008: Zyrtar i Projektit Partners Kosova në Prishtinë
2002 – 2006: Reporter në Radio Televizionin e Kosovës (RTK)

Gjatë karrierës profesionale, gjithashtu është Licencuar si Mediator dhe Trajner për Avokim.
email: [email protected]