Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Anëtarët e Bordit

Biografia: Hysni Shala Biografia: Hysni Shala Kryesues i Bordit për Politika të Gjuhëve dhe Shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut në Policinë e Kosovës
Emri dhe mbiemri: Hysni Shala
Datëlindja: 16 shtator 1973
Profesioni: Polic në Policinë e Kosovës
Statusi martesor: I martuar

Arsimimi:
Jurist i diplomuar
Magjistër i së drejtës Fakulteti Juridik, drejtimi Gjyqësor në Universitetin Shtetëror të Tetovës
Shkollën për Integrime Evropiane

Gjuhët: Serbisht dhe Anglisht

Përvoja profesionale:
16 vite përvojë profesionale në Policinë e Kosovës
Aktualisht: Shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut, në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
Kryesues i Bordit për Politika të Gjuhëve

2000-2002: Zyrtar për vlerësime dhe standarde, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT;
2003-2004: Stacioni policor Suharekë;
2004-2005: Fushë Kosovë (në njësinë e Hetuesisë);
2005: Shef i Zyrës  për të Drejtat e Njeriut, në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ka ndjekur kurse dhe trajnime të ndryshme dhe ka marrë disa mirënjohje:
•    Mirënjohje nga Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës për shërbim të vazhdueshëm në mbështetje të viktimave të krimit;
•    Mirënjohje për kontribut nga ZQM/Zyra e Kryeministrit të Kosovës;
•    Mirënjohje nga zv.Drejtori i Policisë së Kosovës;
•    Mirënjohje nga Ekipi i Këshilltarëve për Marrëdhëniet Civilo-Ushtarake;
•    Medalje për Shërbim dhe Besnikëri e ndarë nga Policia e Kosovës;
•    Certifikatë nga Universiteti i Institutit për Hulumtime Arsimore Juvaskula/Finlanda;
•    Certifikatë mbi Performancën e Vlerësimit (UNDP-PK);
•    Certifikata e “Organizimi i Menaxhmentit”(PK);
•    Certifikatë për  Vijën e Mesme të Menaxhimit;
•    Certifikatë “Trajner i Trajnerëve për të Drejtat e Njeriut”;
•    Certifikate trajnimi për Monitorim, Vlerësim dhe Raportim/European Uninon;
•    Certifikatë “Security and Rule of Law” Shkolla per Integrime Evropiane;
•    Certifikatë “Integriteti policor” DCAF

email:
[email protected]