Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Anëtarët e Bordit

Biografia: Bardh Rugova Biografia: Bardh Rugova Shef i Departamentit të Gjuhës shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës
Emri dhe mbiemri: Bardh Rugova
Datëlindja: 7 mars 1974, Pejë
Profesioni: Profesor i Gjuhës shqipe

Arsimimi:
Doktor i shkencave të filologjisë

Gjuhët: Shqip, anglisht dhe serbisht

Përvoja profesionale:
Aktualisht: Shef i Departamentit të Gjuhës shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës
Anëtar i Bordit për Politika të Gjuhëve

1998 – 2010: Gazetar në “Koha Ditore”, prej vitit 2002 redaktor, kurse nga 2007 zv.kryeredaktor
1999 e tutje: Fakulteti i Filologjisë, nga viti 2007 prof. sss, kurse nga viti 2012 prof. asociuar
2008 e tuje:  Shef i Departamentit të Gjuhës shqipe
2001 – 2014:
•    Pjesë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Fillimisht si sekretar.
•    Në periudhën 2011 – 2014 drejtor i Seminarit.
•    Prej vitit 2010, anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.
•    Autor i disa monografive në fushën e gjuhësisë: “Gjuha e gazetave” (2009); “Imazhi i shqiptarit dhe i Shqipërisë në ‘New York Times’ në kohën e shpalljes së pavarësisë” (2014).
•    “Hyrje në gramatikën e tekstit të gjuhës shqipe” (si bashkautor, 2015).
•    “Riçke rome itaçi e zakucati – përmbledhje punimesh për tekstin dhe gjuhën në shoqëri” (2016).
•    Ligjërata në Universitetin e Munichut, të Napolit dhe të Berlinit.

email: [email protected]