Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Bordi për Politika të Gjuhëve është  përgjegjëse për të:

• Siguruar mbështetje institucionale për zhvillimin,zbatimin dhe fuqizimin e politikave për gjuhët;
• Mbajtur takime së paku dy herë në vit për të shqyrtuar raportin dhe rekomandimet për politikat e gjuhëve që formulohen nga Komisioneri për Gjuhët dhe për t’i propozuar Qeverisë masa për zbatimin e tyre;
• Shqyrtuar dhe vlerësuar në baza vjetore punën e Zyrës sipas procedures së përcaktuar me Rregulloren e Punës së Bordit;
• Shqyrtuar çfarëdo ankese të Komisionerit për Gjuhët lidhur me ndërhyrjet e pretenduara ndaj pavarësisë së Zyrës, qoftë nga Zyra e Kryeministrit, qeveria ose ndonjë institucion tjetër dhe për të vendosur rreth ankesës brenda nëntëdhjetë (90) ditëve dhe informuar Komisionin kompetent të Kuvendit dhe Kryeministrin.

Anëtarët e Bordit emërohen me mandat prej katër (4) vitesh.

Përbërja e Bordit:

Bordi përbëhet nga njëzet (20) anëtarë përfaqësues të institucioneve, ofruesve të shërbimeve dhe komuniteteve gjuhësore të specifikuara sipas rregullores së Zyres së  Komisionerit për Gjuhët.. Përfaqësuesit e institucioneve  janë zyrtarë të menaxhmentit të lartë apo të nivelit të menaxhmentit:

1.   Zyra e Kryeministrit;
2.   Ministria përgjegjëse për Administratë Publike;
3.   Ministria përgjegjëse për Administrimin e Pushtetit Lokal;
4.   Ministria përgjegjëse për Arsimin, Shkencës dhe Teknologjisë;
5.   Ministria përgjegjëse për Komunitetet dhe Kthimin,
6.   Kuvendi i Kosovës;
7.   Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
8.   Drejtoria e Përgjithshme e Policisë;
9.   Njësia për Monitorim dhe Politika të Ndërmarrjeve Publike;
10. Shërbimi Korrektues;
11. Asociacioni i Komunave të Kosovës;
12. Universiteti i Prishtinës;
13. Përfaqësues nga  komuniteti gjuhësor shqiptar;
14. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor serb;
15. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor boshnjak;
16. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor turk;
17. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor rom;
18. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor malazez;
19. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor kroat;
20. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor goran.