Me shpalljen e konkursit në vetëm një gjuhë zyrtare, KEK shkel Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Zyra e Komisionerit për gjuhët – ZKGJ pranë Zyres së Kryeministrit, me datë 18.09.2020, ka pranuar ankesë nga një qytetare e Republikës së Kosovës, lidhur me pozitat e reja të punës që janë shpallur në ueb faqen zyrtare të KEK-ut, vetëm në gjuhën shqipe.
Konkursi publik për 171 pozita të reja është shpallur në faqen zyrtare të KEK-ut më 14 shtator, 2020 dhe përfshin informacione dhe formularë vetëm në gjuhën shqipe. Në vegëzën e konkursit në gjuhën serbe mungojnë informacionet e nevojshme dhe në të njëjtën kohë është shkruar se nuk ka fare konkurs për punësim. Në këtë mënyrë, KEK-u ka privuar qytetarët e komuniteteve të tjera në qasje në informacione të rëndësishme dhe mundësi punësimi.
Çdo Institucion është i obliguar t’i publikojë të gjitha informacionet me rëndësi për publikun në të dy gjuhët zyrtare, dhe Zyra e Komisionerit për gjuhët, ka reaguar menjëherë duke e kontaktuar KEK-un përmes postës elektronike dhe ende nuk ka marrë përgjigje.
Në raportin me rekomandime të cilën Zyra e Komisionerit për gjuhët sot ia ka përcjellur drejtorisë së KEK-ut, konkludon se kjo kompani ka shkelur nenit 11 ( 11.1. 11.2 dhe 11.3) të Ligjit të Republikës së Kosovës Nr.02/L-37, që nënkupton zbatimin e barazisë së gjuhëve zyrtare në kompanitë që kryejnë shërbime publike dhe të drejtën e të gjithë personave për të komunikuar dhe marrë shërbime në një nga gjuhët zyrtare. Në shkresën zyrtare, ZKGJ ka urdhëruar që në përputhje me ligjin, konkursi të shpallet edhe në gjuhen serbe sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që afati i konkurrimit të zgjatet në mënyrë që të sigurojë kushte të barabarta për të gjithë kandidatët e mundshëm.
Zyra e Komisionerit për gjuhët, ka reaguar menjëherë duke e kontaktuar KEK-un përmes postës elektronike dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Në korrespodencë, ZGKJ ka kërkuar që konkursi të përkthehet në gjuhën serbe në një afat sa më të shkurtër kohorë apo edhe të vazhdohet afati i konkurrimit.
Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.