Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448, 038 200 14 612
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare

21.02.2020

21.02.2020
Prishtinë

 

Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ), Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) organizon ngjarjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.


Në kuadër të kësaj ngjarje, do të organizohet  një kuiz për pjesëmarrësit më të mirë të kurseve të gjuhës, organizuar përmes projektit ‘ Ndërtojmë lidhje shoqërore dhe mbrojtje për minoritetet në Kosovë.’
Me synimin e vazhdueshëm për të mbështetur aktivitete për promovimin e shumëgjuhësisë dhe rëndësisë së mësimit të gjuhës, kurset e gjuhës shqipe dhe serbe janë organizuar në 11 komuna me mbi 800 pjesëmarrës gjatë periudhës tetor 2019 - shkurt 2020. Kuizi gjuhësor paraqet një mjet interesant ku pjesëmarrësit do të testojnë njohuritë e fituara përmes argëtimit dhe lojës. Ekipet më të mira fituese do të shpërblehen me çmime.

Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare  festohet çdo vit me qëllimin e përgjithshëm të promovimit tëdiversitetit të gjuhëve dhe edukimit shumëgjuhësh.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Prapa