Zyra e Komisionerit për gjuhët mban takim me zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës
27 Nëntor 2019
Prishtinë
Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK), komisioneri për gjuhët Slavisa Mladenovic, ka mbajtur takim me kryeshefin ekzekutiv, zt.Isa Krasniqi, ku janë diskutuar një mori çështjes lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në pyetësorët dhe dokumentet tjera përcjellëse për Regjistrimin e popullsisë në vitin 2021, përfshirë këtu edhe fushatën e vetëdijësimit dhe informimit për qytetarët.
Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) ka hasur në mirëkuptimin e ASK-së në vazhdim të bashkëpunimit në mes dy Institucioneve për ngritjen e nivelit të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjithashtu edhe në ofrimin e mundësisë këshillëdhënëse dhe rekomandimet e duhura për ASK-ën që lidhen me përdorimin e gjuhëve zyrtare.
Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.