Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U nda çmimi për praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

14.11.2019

14 nëntor 2019
Prishtinë



Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në  bashkëpunim  me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), kanë ndarë çmimin “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. 


Në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, çmimi për zbatimin e drejtë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, iu dha  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Ministrisë  së Zhvillimit Rajonal (MZHR).


Ndarja e çmimit, siç u tha në ceremoni, u bë në bazë të monitorimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare të ministrive, organeve ekzekutive dhe agjencive duke përfshirë edhe rrjetet sociale të institucioneve përkatëse.


Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, tha se ndër vite është vërejtur një përmirësim i ministrive sa i përket përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare.


“Në fillim të punës sonë, gjatë monitorimit kemi vërejtur se gjendja në terren nuk ka qenë e kënaqshme. Në shumë raste kanë munguar informatat në gjuhët zyrtare, lajmet, dokumentet e ndryshme, aktet ligjore dhe shumë herë nuk ka pasur fare përkthim në gjuhët zyrtare, sidomos në gjuhën serbe. Një kohë të gjatë punojmë me Insititucionet Qendrore dhe situata dukshëm është përmirësuar, edhe pse ende ka mangësi në fushën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare, por ne si Zyre jemi zotuar që në vazhdimësi të punojmë në arritjen e objektivit tonë” është shprehur komisioneri Mladenovic.


Në anën tjetër Ambasadori i OSBE-së, Jan Brathu, është shprehur i kënaqur me organizimin e kësaj ceremonie. “Me  këto shpërblime synojmë të inkurajojmë të gjitha institucionet për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve  sepse  Kosova ka obligim ta zbatojë kornizën ligjore sa i përket përdorimit të gjuhëve. Gjuhët janë të rëndësishme dhe  na definojnë se kush jemi ne si individë dhe po ashtu definojnë marrëdhëniet tona në mes të komuniteteve”, tha Braathu.


Gjatë ceremonisë, me një fjalë rasti para të pranishmëve kanë folur edhe Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme e MAPL-së, Shkëlzen Maliqi, drejtor i përgjithshëm i sekretariatit të KGJK-së , si dhe Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm i MZHR-së. Nga fituesit e shpërblimeve u potencua se ky çmim tregon përkushtimin e gjithë stafit për të respektuar detyrimet kushtetuese e ligjore dhe se ky çmim do të jetë edhe një shtytje për të punuar në vazhdimësi drejt avancimit dhe barazisë në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe lirive në përgjithësi.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa