Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Është promovuar fjalori online shqip-serbisht-shqip

26.09.2019

26. shtator 2019
Prishtinë


Sot, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, u promovua fjalori online shqip-serbisht-shqip, projekt i cili është mbështetur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe UNMIK në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit për gjuhët.

Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, ka potencuar se gjuha është identifikuar si një nga pengesat kryesore për ndërveprimin dhe përfshirjen e bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Kosovë. Për më tepër, fjalori shqip-serbisht- shqip ofron qasje më të lehtë për ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit, në vazhdim ka thënë Mladenovic.
Një hulumtim i kryer nga Qendra për Iniciativa Sociale, në Kosovë, në vitin 2018, jepet gjendja e përgjithshme e marrëdhënieve shoqërore dhe gjendja e tyre prej komuniteteve më të mëdha etnike përmes prizmit të gjuhës dhe komunikimit. Hulumtimi paraqet interesimin e lartë të të rinjve për të mësuar gjuhën dhe si rezultat në bashkëpunim me ZKGJ-në është krijuar edhe internet platforma për të mësuar shqip dhe serbisht: www.voc-up.com dhe më pas si njësi thelbësore e mësimit të gjuhës është edhe ky fjalor online, i cili është hartuar nga ekspertë nga Prishtina dhe Beogradi, me ndihmë të IOM-it, UNMIK-ut dhe Ambasadës Britaneze në Kosovë.  
Në këtë hapje kanë marr pjesë shkëlqesia  e tij Nicholas Abbott, Ambasada e Britanisë në Prishtinë, Zahir Tahin, Përfaqësues Special i  Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, si dhe autorët e fjalorit, znj. Ana Sivacki, znj. Merima Krijezi, zt. Qemal Murati dhe zt. Hysen Matoshi. Faza e parë e fjalorit online përfshinë 20.000 fjalë, ndërsa deri në vitin 2021 pritet që në dy drejtimet të ketë 50.000 deri në 60.000 fjalë.
Të rikujtojmë se fjalori i fundit serbokroatisht – shqip është zhvilluar në vitin 1974, dhe shqip –serbokroatisht në vitin 1984.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa