Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Komisionerët për gjuhët takohen në Toronto, Kanadë, në Konferencën vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për gjuhët

27.06.2019

26 dhe 27 Qershor 2019
Toronto, Ontario, Kanadë



Me rastin e Konferencës së gjashtë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për gjuhët (ANKG), në temën “Mbrojtja e minoriteteve gjuhësore, ndërton shoqëri më të forta”, komisioneri për gjuhët, z.Slavisa Mladenovic, po qëndron në Toronto të Kanadasë si pjesëmarrës dhe panelist krahas komisionerëve të tjerë për gjuhët, avokatë të popullit dhe eskpertë për të drejta gjuhësore nga mbarë bota.


Në një fjalë rasti, nikoqiri i Konferencës, z.Paul Dubé, avokat i popullit i Ontarios, tha se është nder dhe një privilegj i madh për të mirëpritur kolegët e ANKG-së në Toronto, për të diskutuar për ruajtjen e gjuhëve indigjene, për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivat e dualitetit gjuhësor në Kanada por edhe për të diskutuar për mekanizmat e ndryshëm në respektimin e të drejtave gjuhësore në të gjithë botën. 


Komisioneri Mladenovic, gjatë punimeve dy ditore të Konferencës foli mbi respektimin e diversitetit  gjuhësor, limitet dhe mundësitë në shoqëritë shumëgjuhëshe, me theks të veçantë foli mbi specifikat e saja gjuhësore në Kosovë, roli i Zyres në ushtrimin dhe ndikimin e saj në respektimin, ruajtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve të saj në tërë territorin e Kosovës. 


Në ditën e dytë të Konferencës, ANKG do të nxjerrë një libër me kontribut nga anëtarët e tij dhe ekspertët e tjerë gjuhësorë, me titull Pionerët Kushtetues: Komisionerët për gjuhët  dhe mbrojtja e gjuhëve zyrtare, minoritare dhe gjuhëve indigjene. Libri veçon rolin e rëndësishëm që luajnë komisionerët për gjuhët në mbrojtjen dhe promovimin e minoriteteve dhe gjuhëve indigjene në mbarë botën.
Vlen të theksohet se kjo Konferencë  përkon edhe me 50 vjetorin e Aktit të gjuhëve zyrtare të Kanadasë dhe Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2019 si viti i gjuhëve Indigjene.


Për Asociacion:
Asociacioni ndërkombëtar i komisionerëve për gjuhët ndihmon rolin e komisionerëve për gjuhët në mbarë botën duke kultivuar praktikat dhe standardet më të mira të përsosmërisë dhe duke avancuar barazinë dhe diversitetin e gjuhëve.
Për më tepër: http://languagecommissioners.org/welcome.php?lang=3


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.

Prapa