Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic takon ambasadorin Lamberto Zannier, Komisioner i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, HCNM.

02.04.2019

1.04.2019
Prishtinë



Në ambientet e Qeverisë, komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, priti në takim ambasadorin Lamberto Zannier, Komisioner i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare.

Në takim është folur për fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për respektimin e të drejtave gjuhësore. Komisioneri Mladenovic paraqiti mangësitë dhe sfidat me të cilat përballet Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ), por edhe të arriturat në fushën e respektimit të të drejtave gjuhësore në Kosovë.

Komisioneri Mladenovic tha se OSBE-ja ka qenë mbështetëse prej fillimit të formimit të Zyrës  dhe në mënyrë të vazhdueshme një prej partnerëve më serioz i ZKGJ-së, sa i përket çështjeve gjuhësore. “Uroj që kjo praktikë e shkëlqyeshme të vazhdojë edhe në të ardhmen”, u shpreh Mladenovic.

Ambasadori Zannier, u shpreh i kënaqur për kontributin e dhënë dhe ripërsëriti se të drejtat gjuhësore dhe mbrojtja e pakicave është shumë e rëndësishme në kultivimin e tolerancës dhe mosdiskriminimit, si pikë kyçe në demokracitë e zhvilluara. Me këtë rast, ai i dorëzoi  librat për mësim të gjuhës shqipe dhe serbe për shërbyesit civilë në Kosovë.

Ky projekt është zvilluar nga ECMI dhe ZKGJ-ja dhe është financuar nga Komisioneri i lartë për pakica kombëtare


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.
 

Prapa