Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Mbahet konferenca “Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve - Aktivitetet dhe sfidat”

29.03.2019

28 mars 2019
Prishtinë


Organizuar nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në hotelin Sirius në Prishtinë dje u mbajt konferenca me temë “Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve - Aktivitetet dhe sfidat”. 
Qëllimi i konferencës ishte që të mbledh në një vend të gjithë ata që kanë ndërmarrë aktivitete të caktuara me qëllim të promovimit të gjuhëve dhe të drejtave gjuhësore në Kosovë.
Konferencën e hapi, Komisioneri për gjuhët, zotëri Slavisa Mladenoviq, duke prezantuar aspektet kryesore të Raportit të zyrës së tij për vitin 2018, sfidat si dhe qëllimet strategjike në punën e ardhshme të Zyrës. Në fjalimet e tyre hyrëse, Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connel, ai i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet dhe Zëvendësambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Stein-Ivar Lothe Eide, shprehën mbështetjen e tyre të madhe zyrës së Komisionerit dhe projekteve në fushën e gjuhëve që i kanë mbështetur ambasadat e tyre, e që më vonë janë prezantuar nga organizatat të cilat i kanë zbatuar këto projekte. “Shumëgjuhësia nuk duhet kuptuar si ngarkesë por si pasuri e një popullit”, ka thënë zotëri O’Connel, e kjo u përsërit edhe në fjalimet e ambasadorëve tjerë.  
Konferenca mblodhi në një vend organizata të shumta të shoqërisë civile, të cilat prezantuan projektet dhe hulumtimet e tyre në fushën e të drejtave gjuhësore në Kosovë, që i kanë realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit dhe partnerët ndërkombëtar.
Më shumë se 10 organizata patën rastin që të prezantojnë projektet e tyre dhe të njihen me projektet dhe aktivitetet e organizatave tjera. Nëpërmjet prezantimit të aplikacionit për mësim të gjuhëve, nëpërmjet edukimit të rinjve dhe hulumtimit të opinionit publik lidhur me përdorimin e gjuhëve në rrethin e tyre deri tek gjuha si mjet ndihmës në punësim, u dëshmua që gjuha është element i rëndësishëm në çdo sferë të shoqërisë.
Në përmbyllje  të  Konferencës, komisioneri për gjuhët ka falënderuar të gjithë për bashkëpunim dhe paraqitjen e aktiviteteve, duke u shprehur se qëllimi i kësaj ngjarjeje është përmbushur, e që është njohja dhe inspirimi me njëri tjetrin.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.

Prapa