Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Bordi për politika të gjuhëve miratoi Raportin Vjetor për vitin 2018, të Zyres së Komisionerit për gjuhët

14.03.2019

12 mars 2019
Prishtinë 


Nën organizimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhët (ZKGJ), u mbajt takimi i Bordit për politika të gjuhëve ku kryesuesi i Bordit z.Hysni Shala, i informoi anëtarët e Bordit për rizgjedhjen e komisionerit për gjuhët z.Slavisa Mladenovic për edhe një mandat të ri gjashtë (6) vjeçarë. 


Komisioneri i rizgjedhur për gjuhët z.Mladenovic paraqiti para Bordit raportin vjetor për vitin 2018, aktivitetet e planifikuara të zyrës për vitin 2019, të arriturat, por njëkohësisht paraqiti edhe disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet ZKGJ në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.  


Pas prezantimi të hollësishëm të raportit të punës njëvjeçare të ZKGJ-së, Bordi për politika gjuhësore njëzëri miratoi Raportin e punës për vitin 2018, duke vlerësuar pozitivisht punën dhe aktivitetet e shumta që ka ndërmarrë zyra gjatë vitit të kaluar.



Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.

Prapa