Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në bashkëpunim me kompaninë Trankos, organizoi trajnime për përkthyesit e nivelit qendror, në softuerët për përkthim

11.03.2019

Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në bashkëpunim me kompaninë Trankos, organizoi trajnime për përkthyesit e nivelit qendror, në softuerët për përkthim. Trajnime grupore me përkthyes shqip-serbisht-shqip u mbajtën të martën dhe të mërkurën, më 5 dhe 6 mars, në ambientet e kompanisë Trankos, në formë të prezantimit disa orësh të funksioneve dhe mënyrës së përdorimit të softuerit.


Përveç trajnimeve në grup, janë paraparë edhe trajnime individuale nëpër ministri në mënyrë që përkthyesit të mund ta përvetësojnë plotësisht këtë softuer. Të rikujtojmë se, softuerët për përkthim janë porositur dhe instaluar në 15 ministri, për 25 përkthyes gjatë vitit 2018 me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës së përkthimit dhe përmirësimit të cilësisë së përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas.
Procesin e instalimit e ka kryer kompania “Trankos consulting”, e specializuar në ofrimin e shërbimeve të përkthimit dhe instalimit të softuerëve të përkthimit.

Qëllimi i softuerit është që përmes mekanizmit të memories së përkthimit, krijimit të fjalorit dhe parashikimit të fjalëve që përsëriten disa herë ta bëjë procesin e përkthimit më të lehtë dhe më të shkurtër për përkthyesit që e përdorin atë.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.

Prapa