Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Sot kremtohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare!

21.02.2019

Ka rreth dhjetë bashkësi etnike në Kosovë që flasin gjuhën e tyre, ndërsa pesë gjuhë janë në përdorim zyrtar. Gjuha amtare është pjesë e identitetit kulturor të popullit, mënyra e përfaqësimit të tij dhe njohës reciproke.

 

Megjithatë, ka ende raste kur komunitetet në Kosovë mendojnë se gjuha e tyre amtare nuk respektohet në mënyrë të mjaftueshme. Liria e shprehjes  në gjuhën amtare është njëra nga të drejtat themelore të çdo individi dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët konsideron se misioni i saj është që të ua mundësoi të gjitha komuniteteve në Kosovë ta gëzojnë këtë të drejtë. Të drejtat tjera gjuhësore që i përkasin secilit qytetar të Kosovës janë: e drejta për të përdorur gjuhën e tyre, e drejta për të ruajtur gjuhën e tyre dhe për ta transferuar atë në gjeneratën e ardhshme, të drejtën për të përdorur emrin dhe mbiemrin në gjuhën e tyre dhe të drejtën për arsim në gjuhën e tyre.

 

Dita ndërkombëtare e gjuhëve amtare festohet çdo vit me qëllimin e përgjithshëm të promovimit të diversitetit të gjuhëve dhe edukimit shumëgjuhësh.
Prandaj, dëshirojmë ta mbrojmë gjuhën tonë amtare dhe ti respektojmë gjuhët tjera.

Prapa