Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Prezantohet raporti: “Komunikimi ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë - Çështja e gjuhës”

21.12.2018

20 dhjetor 2018
Prishtinë



Organizata Jo-Qeveritare “Qendra për Iniciativa Sociale”, ka bërë një hulumtim përmes së cilit janë paraqitur gjetjet e gjendjes së përgjithshme të marrëdhënieve të përgjithshme shoqërore dhe atyre të komuniteteve shqiptare dhe serbe përmes elementit të gjuhës dhe komunikimit.

Ky hulumtim është pjesë e projektit “Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve jo-shumicë”, i cili është financuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, të cilën e zbaton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për gjuhët.

Me këtë rast komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic u falënderua për këtë hulumtim i cili deri më tani ka munguar në politikat e deritanishme gjuhësore. Ai u shpreh se  ky raport patjetër do të shërbejë si indikator në të ardhmen në punën e Zyrës së Komisionerit për gjuhët.

Hulumtimi nuk ka përfshirë gjuhët e tjera përveç dy gjuhëve zyrtare, por në ndonjë analizë të ardhshme do të përfshihen të gjitha gjuhët që fliten në Kosovë, u tha në mes të tjerash nga përpiluesit e këtij hulumtimi.


Për të shkarkuar raportin klikoni këtu : http://www.kosovo.iom.int/sites/default/files/SI%20Language%20Report_ALB.pdf

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.
 

Prapa