Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

ZKGJ pajisë përkthyesit e ministrive me softuerë për përkthime

12.12.2018

11 dhjetor 2018
Prishtinë


Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) ka pajisur me softuerë për përkthim të gjithë përkthyesit për gjuhët zyrtare që punojnë në Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij projekti është rritja e cilësisë, shpejtësisë dhe konsistencës së përkthimeve në mes të gjuhëve zyrtare.

Slavisa Mladenovic, komisioner për gjuhët, ka thënë se përmes këtij projekti, ZKGJ rikonfirmon gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional. Ky aktivitet  vjen  si rrjedhojë e komunikimit të vazhdueshëm me Institucionet dhe rekomandimeve përmes të cilave në vazhdimësi është kërkuar zbatimi i plotë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve,  duke përfshirë përkthimin jo shumë cilësor të dokumenteve të ndryshme zyrtare.
Z. Mladenovic ka potencuar se tash e tutje përkthyesit e gjuhëve zyrtare do ta kenë punën shumë më të lehtë dhe njëkohësisht cilësia e përkthimeve do të jetë shumë më e mirë.

Gjatë instalimit të softuerit të parë , përkthyesit e Ministrisë së Financave u shprehën të kënaqur për këtë nismë dhe njëkohësisht u zotuan për përkushtimin e vazhdueshëm që e kanë në përkthimin e dokumenteve zyrtare në të dy gjuhët zyrtare.

Në të ardhmen ZKGJ ka në plan të zgjerojë projektin për përkthyesit të cilët kryejnë përkthime në gjuhë të huaja.

Përndryshe, Trados Studio është  program softuerik i cili përdoret nga mbi 250,000 profesionistë të përkthimit. Ky shërbim ndihmon në menaxhimin e kualitetit të përkthimeve të brendshme dhe të jashtme, mjetet e teknologjisë informative, zhvillimin e data bazave të terminologjisë dhe shumë çka tjetër.  



Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.

Prapa