Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Në shenjë të kremtimit të Ditës evropiane të gjuhëve, u mbajt ora interaktive – shumë gjuhësore në Prizren

29.09.2018

29 shtator 2018
Prishtinë



Dje është organizuar një orë interaktive shumë gjuhësore për të shënuar Ditën evropiane të gjuhëve në rajonin e Prizrenit.

Me këtë rast nxënësit e komuniteteve të ndryshme kanë bërë prezantime rreth historisë, etimologjisë, zhvillimit dhe traditave të katër gjuhëve zyrtare në nivel lokal që përdoren në rajonin e Prizrenit, përkatësisht në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake dhe turke, si dhe në gjuhën rome të përdorur tradicionalisht në Prizren dhe dialektin goran si gjuhë amtare e goranëve të Republikës së Kosovës, në komunën e Dragashit.

Nxënësit e shkollave të mesme patën mundësi të diskutojnë për gjuhët, mbi kornizën ligjore ndërkombëtare dhe vendore në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore. 

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe mësues të shkollave të mesme nga Prizreni, shkollave të mesme serbe të Dragashit, Seminari Ortodoks Serb nga Prizreni, si dhe komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkësi (OSBE), Ambasadori Jan Braathu, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç dhe nënkryetari i Prizrenit, Eshref Memaj.

Kjo ngjarje u organizua nga OSBE, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për gjuhët. 


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.

Prapa