Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U shënua Dita e gjuhës rome

05.11.2018

5 nëntor 2018
Prishtinë



Me rastin e Ditës së gjuhës rome, Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë organizuar tryezë të rrumbullakët, me qëllim të promovimit dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturës rome në Republikën e Kosovës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme përpos komisionerit për gjuhët, Slavisa Mladenovic, kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të MASHT-it, pjesëtarë të shoqërisë  civile rome, mësues dhe arsimtarë të gjuhës rome, përfaqësues të Këshillit të Evropës, OSBE-së, përfaqësues të mediave dhe qytetarë.

Komisioneri Mladenovic, gjatë fjalimit të tij, tha se shënimi i kësaj ditë është shpresëdhënëse, meqë gjuha dhe kultura rome zë një vend të veçantë në grupin e gjuhëve që fliten në Kosovë dhe ka shtuar se respektimi i gjuhës rome është vlerë evropiane e cila duhet të kultivohet edhe në mesin tonë.

Gjatë tryezës së rrumbullakët u tha se gjuha rome ka nevojë për mbështetje institucionale, vazhdim të mësimit të kësaj gjuhe në shkolla, ruajtje të standardit gjuhësor romë dhe promovim të  gjuhës në vazhdimësi, përmes aktiviteteve arsimore.

Dita e gjuhës rome, 5 nëntori, shënohet si ditë e veçantë në tërë Evropën. Vlen të theksohet se edhe Kosova, zyrtarisht, sot për herë të parë ka shënuar këtë aktivitet.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve

 

Prapa