Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U mbajt punëtoria mbi zbatimin e të drejtave gjuhësore në komuna

30.10.2018

30 tetor 2018
Prishtinë


Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), kanë organizuar punëtorinë një ditore me temën “Zbatimi i të drejtave gjuhësore në komuna” me anëtarët e rrjetit për politika të gjuhëve.

Në punëtori, Slavisa Mladenovic, komisioner për gjuhët, ka ritheksuar rëndësinë e rolit të personave kontaktues të Rrjetit për politika të gjuhëve, në komunat përkatëse. Ai ka thënë se Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivelin komunal zbatohet pjesërisht ose fare nuk zbatohet dhe një nga arësyet është mungesa e kapaciteteve të përkthyesve profesional, ka deklaruar z.Mladenovic.
“Çdo komunë duhet të kërkojë buxhet shtesë në përmirësimin e respektimit të Ligjit” ka thënë z.Mladenovic.  

Në këtë punëtori është diskutuar për sfidat rreth komunikimit të Zyrës së Komisionerit për gjuhët me institucionet lokale të cilat vështirësojnë zbatimin e sistemit të ri të monitorimit të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe përmirësimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë.

Gjithashtu është bërë prezantimi i “Udhëzuesit për rolin dhe funksionimin e Rrjetit për politika të gjuhëve”, si mënyrë e bashkëpunimit më të lehtë në mes ZKGJ-së dhe institucioneve.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve
 

Prapa