Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Zyrtarët e Komunës së Klinës shënojnë Ditën Evropiane të gjuhëve

28.09.2018

28.09.2018
Prishtinë


Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Organizatës  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), zyrtarët komunalë të komunës së Klinës, Policia e Kosovës, nxënësit e shkollave të mesme dhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve të kësaj komune, morën pjesë në pastrimin  e shenjave të komunikacionit.
Qëllimi i këtij akti simbolik ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve që të respektojnë shenjat në gjuhët që janë të shënuara. Përmes këtij aksioni, ZKGJ thërret të gjithë qytetarët që të respektojnë gjuhët e mjedisit ku jetojnë dhe diversitetin gjuhësor dhe kulturor si vlerë universale.



Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve
 

Prapa