Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Me moton “Le të flasim për gjuhët” u shënua Dita Evropiane e gjuhëve

26.09.2018

Nën organizimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhët, në bashkëpunim me Aleancën Françeze dhe Ambasadën e Francës në Prishtinë, për nder të Ditës Evropiane për gjuhët u organizua debati me temën “Le të flasim për gjuhët”.Përpos komisionerit për gjuhët Slavisa Mladenovic, të ftuar të tjerë në panel ishin Albba Morina, gazetare dhe producente televizive dhe Cécile Fisteberg, udhëheqëse  për bashkëpunim dhe kulturë në ambasadën e Francës në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme njohja e gjuhëve zyrtare, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët, pa njohjen e gjuhëve të njëri tjetrit procesi i integrimit është më i vështirë dhe më i ngadalshëm. Kjo vlen për komunitetin serb që jeton në Kosovë, por edhe për komunitetin shqiptar për shkak të rrethanave regjionale”, u shpreh  komisioneri Mladenovic.
Gjatë debatit me studentë dhe zyrtarë të tjerë institucional dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile, Mladenovic ndau edhe përvojën e tij personale. Ai foli se si e ka mësuar gjuhën shqipe dhe se njohja e gjuhës ia ka bërë të mundur punësimin si komisioner, por njëkohësisht  ka arritur që të thyej shumë barriera në punë dhe në jetë private.

Gazetarja dhe producentja televizive, Albba Morina, tha se gjuhën serbe e ka mësuar përmes YouTube dhe përkthimit në google. Ajo u shpreh se njohja e gjuhës serbe për të ka qenë një përparësi  e madhe, për shkak të natyrës së punës së saj.

"Fillova të dëgjojë këngë që ishin të ngjashme me tonat, muzikë serbe, kroate dhe boshnjake. Në një moment vendosa të mësojë gjuhën serbe përmes përkthyesit google. Dëgjoja këngët të cilat i pëlqeja dhe e përktheja tekstin. Gjatë tërë kohës bisedoja më prindërit e mi, e që të dytë e flasin gjuhën serbe. Vazhdimisht më përmirësonin dhe kjo më ndihmoi që ta mësoja gjuhën. U deshën një vit e gjysmë për ta mësuar gjuhën serbe, në nivelin që të mund ta kuptoj plotësisht”.

Rreth asaj se sa e rëndësishme është të mësohen gjuhët e huaja ka folur Cécile Fisteberg, udhëheqëse  për bashkëpunim dhe kulturë në ambasadën e Francës në Kosovë.

"Që nga ky vit, pesë shtete evropiane, siç janë Franca, Gjermania, Austria, Italia dhe Luksemburgu, kanë krijuar grupin EUNIC në Prishtinë, i cili këtë vit kryesohet nga Ambasada e Francës. Ky grup ka për qëllim të promovojë  shumë gjuhësinë, kulturat e ndryshme si dhe të mundësojë koordinimin dhe zgjerimin e aktiviteteve kulturore në Kosovë. Mësoni sa më shumë gjuhë të huaja, porositi në mes të tjerash znj. Fisteberg.

Pas debatit u shfaq filmi dokumentar me temën: “Shumë gjuhësia: vlerë dhe /apo obligim”.



Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve

Prapa