Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

OSBE publikon dy raporte për të drejtat gjuhësore

24.09.2018

24 nëntor 2018
Prishtinë


Me rastin e ditës Evropiane të gjuhëve, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE) ka publikuar  dy raporte: “Legjislacioni dygjuhësor në Kosovë" dhe "Respektimi i të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës”.
Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, gjatë paraqitjes së tij tha se të drejtat gjuhësore duhet të mbrohen duke paraqitur vlerë për shoqërinë kosovare në tërësi. Po ashtu nënvizoi se legjislacioni dygjuhësor në Kosovë duhet të zbatohet më shumë. 
 “Ne kemi vënë në pah këtë problem dhe kemi thënë që problemi më i madh është në zbatimin e ligjeve, ndonëse Ligji për përdorimin e gjuhëve është mjaft i mirë, në praktikë hasë në vështirësi”, ka thënë Mladenovic.
Kurse, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, ka thënë se Kosova është një shoqëri multietnike, duke marrë shembuj të shteteve evropiane që kanë më shumë se një gjuhë zyrtare. Sipas tij, kjo dukuri është realitet evropian. Braathu tha se përdorimi i gjuhëve zyrtare ka shënuar progres sipas raporteve hulumtuese, por ai kërkoi nga qeveria që të punojë më shumë në këtë drejtim.
Drejtori i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Mentor Borovci, ka thënë se në Institucione mungojnë përkthyesit ligjorë, meqë kjo kërkon edhe njohuri të terminologjisë specifike juridike. Një sfidë tjetër është edhe mungesa e një njësie qendrore të përkthimeve në kuadër të secilit institucion i cili përgatitë akte nënligjore apo projektligje”, ka thënë Borovci.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, në rrafshin personal tregoi se kishte pasur vështirësi për shkak të komunikimit. Ajo tha se për rininë është shumë e rëndësishme që t’i mësojnë gjuhët e zyrtare të Kosovës.  
ZKGJ është përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe për ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë. Megjithatë, përkundër kësaj përgjegjësie, ZKGJ aktualisht nuk kyçet vazhdimisht gjatë procesit legjislativ, si dhe nuk konsultohet rregullisht për legjislacionin nga Qeveria, thuhet në raport.
Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve
 

Prapa