Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Bordi për Politika të Gjuhëve mbajti takimin e rradhës

03.09.2018

3 shtator 2018
Prishtinë


Sot në takim të Bordit për politika të gjuhëve u diskutuan disa çështje të rëndësishme.
U diskutua procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Komisionerit për Gjuhët, meqë në muajin dhjetor 2018, skadon mandati i Komisionerit për gjuhët, kështu që bordi u dakordua që të vazhdohet me procedurat e rregullta.
Sipas kryesuesit z.Hysni Shala, është e rëndësishme që të gjitha afatet ligjore të respektohen në mënyrë që mos të ketë ngecje në emërimin e komisionerit.

Në anën tjetër,  Komisioneri për gjuhët z.Mladenovic para bordit paraqiti raportin gjashtëmujorë të punës së Zyres, ku paraqiti disa nga sfidat por edhe rezultate konkrete në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Bordi për politika të gjuhëve do të mban takimin e rradhës pas dy javëve.  


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve

Prapa