Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U mbajt punëtoria me zyrtarët e komunave të regjionit të Gjilanit, për diskutim rreth sfidave dhe vështirësive në zbatimin e të drejtave gjuhësore

21.06.2018

21 qershor 2018
Prishtinë


Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, kanë organizuar punëtorinë me anëtarët e rrjetit nga komunat e regjionit të Gjilanit, për të diskutuar modalitetet që i ka paraparë ZKGJ në përmirësimin e zbatimit të drejtave gjuhësore në komuna. 
Punëtoria e mbajtur kishte për qëllim që me personat kontaktues të Rrjetit për politika të gjuhëve të diskutohen sfidat dhe vështirësitë për plotësimin e pyetësorit ( Mjetit monitorues), si sistem i ri i monitorimit të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe prezantimi   “Udhëzuesi për rolin dhe funksionimin e  Rrjetit për politika të gjuhëve”, si mënyrë e bashkëpunimit më të lehtë në mes ZKGJ-së dhe institucioneve.

Koordinatorja për sigurimin e zbatueshmërisë, Safete Graiçevci ka ripërsëritur se Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal zbatohet pjesërisht. Është menduar për një kohë të gjatë në gjetjen e modaliteteve të ndryshme se si të përmirësohet dhe respektohen të drejtat gjuhësore në komuna. Mjeti monitorues si dhe Udhëzuesi është pikësynim i Zyrës, në përmirësim të dukshëm dhe të vazhdueshëm, në fushën e të drejtave gjuhësore, është shprehur Safete Graiçevci.
Gjatë punëtorisë, anëtarëve të rrjetit u janë dhënë instruksione të detajuara se si të plotësohen pyetësorët, në mënyrë që gjatë plotësimit të evitohen gabimet e që gjatë përpunimit pasqyra e dhënë të jetë e saktë dhe korrekte.
---------
Rrjeti për Politika Gjuhësore është themeluar me Rregulloren e Qeverisë nr.07/2012 neni 5 dhe 15, të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës më 4 prill 2012. Qëllimi i saj është të sigurojë që të gjitha institucionet e Kosovës veprojnë në pajtueshmëri me obligimet e politikave për gjuhët dhe që i tërë stafi i institucioneve të Kosovës njoftohet për obligimet e tilla.

--------
Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
 

Prapa