Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Në Prishtinë, u mbajt Konferenca e pestë vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për gjuhët (ANKGJ)

04.05.2018

4 maj 2018
Prishtinë


Me temën “Shumëgjuhësia: vlerë dhe / apo obligim” është mbajtur Konferenca e pestë vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionererëve për gjuhët (ANKGJ), nikoqir i së cilës është Zyra e Komisionerit për gjuhët. Hapjen e kësaj konferencës e bënë SH.T. Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës së Kosovës, Slavisa Mladenovic, Komisioner për gjuhët dhe Meri Huws, Komisionere për gjuhën uellsiane dhe kryetare në largim e ANKGJ.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Kryeministri Haradinaj theksoi se Republika e Kosovës ka kornizën më të avancuar ligjore në fushën e të drejtave gjuhësore. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve përcaktojnë që gjuha shqipe dhe serbe gëzojnë statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare, përderisa gjuhët e komuniteteve tjera si gjuha boshnjake, turke dhe rome gëzojnë statusin e gjuhëve zyrtare dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në komuna.
“Kosova është specifike për sa i përket gjuhëve dhe ka dygjuhësinë zyrtare. Pra Kosova është një prej vendeve që i ka dy gjuhë zyrtare, gjuhën shqipe dhe atë serbe. Gjuha serbe, si gjuhë zyrtare në zbatim ka disa vështirësi, pra me Kushtetutë, me ligje është gjuhë zyrtare, por që në zbatim ka disa vështirësi, si në përkthim, në përgatitje të legjislacionit dhe veçanërisht në komunikim në të gjitha nivelet”, tha kryeministri Haradinaj.

 “Ka raste që dinamikat voluminoze të materialeve na vështirësojnë me qenë në kohë me materiale në gjuhën serbe, pra kapaciteti ynë nuk është ende i mjaftueshëm, ne duhet të investojmë shumë më shumë edhe në kuadër por edhe në resurse që të mund të funksionojmë në kohë dy gjuhë zyrtare. Ajo që është me rëndësi është me mësuar gjuhën e njëri tjetrit dhe mendoj që në Kosovë duhet të jemi të guximshëm ta mësojmë gjuhën e njëri tjetrit”, tha ai.
Kryeministri Haradinaj shtoi se Qeveria ka përgatitur dhe aprovuar planin aksional për adresimin e rekomandimeve të raportit të vendit 2018 të Komisionit Europian, i cili ndër të tjera parasheh edhe miratimin e strategjisë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore dhe nënvizoi se  Qeveria vazhdon t’i jap mbështetje angazhimeve të Komisionerit për Gjuhët në Kosovë.
Ndërsa, Meri Huws nga Uellsi i Britanisë së Madhe, e cila është komisionere për gjuhën uellsiane dhe kryetare në largim e Asociacionit, në fjalën e saj ka shprehur edhe kënaqësinë që po viziton Kosovën.
“Është privilegj absolut që po e vizitoj Kosovën, dhe të shoh dhe të dëgjoj përvojat e ndryshme të panelistëve që po marrin pjesë në këtë Konferencë tejet të rëndësishme. Si kryesuese e asociacionit ndërkombëtar të komisionerëve të gjuhëve, dhe me përfundimin e misionit tim gjatë këtij viti është e natyrshme që të shikoj prapa dhe që ta shikoj këtë asociacion që është pesë vjet i vjetër, është asociacion shumë i ri, nuk jemi më foshnja, por ende nuk jemi rritur sa duhet”, ka thënë ajo. Huws ka shtuar se pavarësisht dallimeve në mes të shteteve që janë pjesë e asociacionit, të gjitha shtetet punojnë për të drejtat gjuhësore në mënyrë të pavarur.
Ndërkaq komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, në fjalën e tij hyrëse tha se të drejtat gjuhësore janë të rëndësishme për një shoqëri demokratike, janë element përbërës i ruajtjes së identitetit kulturor, si dhe parandalimit të margjinalizimit dhe diskriminimit.
“Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave gjuhësore është detyrim ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përbërës thelbësor i një qeverisjeje të mirë.  Këto të drejta janë thelbësore për të parandaluar tensionet dhe konfliktin, si dhe për të ndërtuar një shoqëri të barabartë dhe të qëndrueshme në aspektin politik dhe shoqëror. Arsimi në gjuhët e komuniteteve jo-shumicë përdorimi i tyre nëmedia, administratë publike dhe gjyqësor, ndër të tjera, është jetik për një demokraci” në mes tjerash është shprehur Mladenovic.
Gjatë konferencës është ofruar një mundësi e mirë për të  për të shkëmbyer idetë dhe praktikat e mira në tejkalimin e sfidave në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore. Gjatë konferencës, fokusi i veçantë ishte  statusi i gjuhës në shoqëritë e dala nga konflikti, avancimi I ofrimit të shërbimeve në gjuhët zyrtare përmes ofertës aktive, si dhe sfidat dhe mundësitë të të mësuarit të gjuhëve zyrtare në arsim.
Në konferencë morën pjesë anëtarët e Asociacionit si Kanadaja, Uellsi, Britania e Madhe, Irlanda, Vendi Baskë, Flandrën, Katalonia dhe njëkohësisht edhe z.Hilmi Jashari, Avokat i Popullit si dhe një numër i konsiderueshëm i përfaqësuseve të Universitetit të Prishtinës dhe shoqërisë civile.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa