Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, hapi konferencën e pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët

03.05.2018

3 maj Prishtinë

Nën organizimin e Zyres së Komisionerit për Gjuhët, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka hapur konferencën e pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët.
Me këtë rast, komisioneri për gjuhët Slavisa Mladenovic, ka falenderuar presidentin e vendit, për kontributin e dhënë në themelimin e Zyres së Komisionerit për gjuhët, gjatë mandatit kur z.Thaçi ishte kryeministër i vendit.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti Hashim Thaçi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit vendorë e ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore.
“Kosova e konsideron shumëllojshmërinë e saj etnike, gjuhësore dhe fetare si një burim force dhe pasurie për zhvillimin e mëtejshëm të një shoqërie demokratike që bazohet në sundimin e ligjit. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë që lirisht të kultivojnë, shprehin dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre dhe të ruajnë e përmirësojnë elementet esenciale të identitetit të tyre, veçanërisht fenë, gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore. Të drejtat gjuhësore janë të rëndësishme për një shoqëri demokratike”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se ato janë element përbërës i ruajtjes së identitetit kulturor, si dhe parandalimit të margjinalizimit dhe diskriminimit.

Kreu i shtetit ka thënë se arsimi në gjuhët e komuniteteve joshumicë, përdorimi i tyre në media, administratë publike dhe gjyqësor është jetik për një vend demokratik.

“Kosova ka krijuar kushtet e duhura për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve që lirshëm të kultivojnë, shprehin dhe zhvillojnë identitetet e tyre gjuhësore, duke ua garantuar këto të drejta përmes Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se si një shtet i ri, Kosova ka legjislacionin më të avancuar gjuhësor në Ballkan dhe ka uruar që të jetë model edhe për shtetet e tjera fqinje.

“Pa asnjë dyshim, shteti ynë është shembull i mirë i paqes dhe pajtimit, shembull i dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike. Për një shtet të ri, këto të arritura për një kohë kaq të shkurtër janë inkurajuese”, ka deklaruar ai.

Por, përkundër kësaj, presidenti Thaçi ka thënë se duhet të punojmë me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm, në mënyrë që të sigurojmë nivel sa më të lartë të zbatueshmërisë së të drejtave gjuhësore dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Presidenti Thaçi ka shprehur bindjen se kjo konferencë do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore si në Kosovë, ashtu edhe në vendet tjera me karakter shumë gjuhësor.

Në anën tjetër edhe komisioneri Mladenovic është shprehur i kënaqur që këtë vit Kosova është nikoqire e Konferencë së pestë vjetore të Asociacionit Ndëkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët duke ju dëshiruar mirëseradhje  të ngrohtë të gjithë pjesëmarrësve të shteteve anëtare të asociacionit dhe njëkohësisht uruar konferencë të sukseshme dhe informuese.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë. 

Prapa