Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Konferenca e pestë vjetore e asociacionit ndërkombëtar të Komisionerëve për gjuhët

02.05.2018

Konferenca e pestë vjetore e Asociacionit ndërkombëtar të Komisionerëve për gjuhët, nikoqire e së cilës këtë vit është Kosova, do të mbahet me 04 maj 2018 në Prishtinë, në Swiss Diamond Hotel.


Konferenca “Shumëgjuhësia: vlerë dhe/apo obligim”, ofron mundësinë që të shkëmbehen idetë dhe praktikat e mira në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore, si dhe në tejkalimin e sfidave në zbatimin e gjuhëshuhësisë. Gjatë konferencës, fokusi i veçantë do ti vihet statusit të gjuhës në shoqëritë e dala nga konflikti, avancimit të ofrimit të shërbimeve në gjuhët zyrtare përmes ofertës aktive, si dhe sfidave dhe mundësive të të mësuarit të gjuhëve zyrtare në arsim.


Konferenca me karakter ndërkombëtar, organizohet nga Zyra e Komisionerit për gjuhët/Zyra e Kryeministrit dhe mbahet çdo vit në shtetet  anëtare të Asociacionit.


Agjenda e Konferencës: linku


Për Asociacion:
Asociacioni Ndërkombëtar i Komisionerëve për Gjuhët ndihmon rolin e komisionerëve për gjuhët në mbarë botën duke kultivuar praktikat dhe standardet më të mira të përsosmërisë dhe duke avancuar barazinë dhe diversitetin e gjuhëve.
Për më tepër: http://languagecommissioners.org/welcome.php?lang=3


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
 

Prapa