Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Bordi për politika të gjuhëve miratoi Raportin Vjetor për vitin 2017, të Zyrës së Komisionerit për gjuhët

22.03.2018

22 mars 2017
Prishtinë


Nën organizimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhët (ZKGJ), u mbajt takimi i Bordit për politika të gjuhëve ku sipas rendit të ditës, me procedura të rregullta janë zgjedhur  Kryesuesi i Bordit për politika të gjuhëve dhe zëvendës kryesuesja e Bordit për politika të gjuhëve.

Me mandat dyvjeçar, toger Hysni Shala, nga Policia e Kosovës, është zgjedhur Kryesues i Bordit, ndërsa znj. Biserka Djurdjevic, përfaqësuese e komunitetit gjuhësor malazez, është zgjedhur në pozitën e Zëvendës kryesueses së Bordit. 

Si pikë e dytë e rendit të ditës, Komisioneri për gjuhët z.Mladenovic paraqiti para Bordit aktivitetet e zyrës për vitin 2017, të arriturat, por njëkohësisht paraqiti edhe disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet ZKGJ në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. 

Pas përfundimit të prezantimit të hollësishëm të raportit, Bordi për politika gjuhësore njëzëri miratoi Raportin e punës për vitin 2017, duke vlerësuar pozitivisht punën dhe aktivitetet e shumta që ka ndërmarrë zyra gjatë vitit të kaluar.
 

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë. 

Prapa