Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U mbajt tryeza e rrumbullakët me OJQ-të dhe mediat lokale

10.11.2017

10 nëntor 2017 Prishtinë

 

Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në bashkëpunim me Grupin punues për Çështje të Gjuhëve, në  Këshillin Konsultativ për Komunitete/Zyra e Presidentit, ka organizuar  tryezën e rrumbullakët me temën “Qasja e mediave lokale dhe e shoqërisë civile në përdorimin dhe promovimin e gjuhëve zyrtare në komunë’’.

Në tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave lokale, të zyrave komunale për komunitete dhe kthim, nga pesë (5) komunat e regjionit të Prishtinës:  Prishtinë, Graçanicë, Lipjan, Obiliq dhe Fushë Kosovë. Në tryezë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesja nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic para të pranishmëve ka dhënë shpjegime të hollësishme rreth rolit dhe Zyrës së Komisionerit për Gjuhët në zbatimin e Ligjit për Gjuhët.

Në debat është biseduar rreth gjetjes së modaliteteve të ndryshme në qasjen e mediave lokale dhe shoqërisë civile në përdorimin dhe promovimin e gjuhëve zyrtare. Komisioneri Mladenovic ka shfrytezuar këtë rast dhe ju ka bërë thirrje të gjitha OJQ-ve dhe mediave lokale të cilit ishin të pranishëm, në thellim të bashkëpunimit me Zyren. 

“Bashkëpunimi me OJQ- të dhe mediat lokale për ne është tejet i rrëndësishëm. Një pjesë të paregullsive në terren, mund t’a raportoni tek ne, në mediat e juaja, dhe në këtë mënyrë kontributi i juaj në promovimin dhe respektimin e gjuhëve zyrtare dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në komunë, do të ishte shumë pozitiv” në mes tjerash ka thënë Mladenovic.

 

Debati i rradhës do të mbahet në Kamenicë, pastaj në Vitomiricë, Zveçan dhe në  Dragash.

 

 

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa