Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Komisioneri për gjuhët takon u.d. kryeinspektorin e Inspektoratit Farmaceutik

03.11.2017

03.11.2017

 

Komisioneri për gjuhët z. Sllavisha Mlladenoviq dhe z. Shaban Osmanaj-u.d.kryeinspektorë mbajtën një takim për të diskutuar për ankesat e adresuara në Zyrën e Komisionerit për gjuhët, lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në paketimet dhe fletëudhëzimet e barërave të cilat janë të pranishme në treg.

Komisioneri për gjuhët shprehu shqetësimin e tij lidhur me mungesën e gjuhës shqipe dhe serbe në paketimet dhe fletëudhëzimet e barërave gjë që ju pamundëson qytetarëve informimi në gjuhët zyrtare për barërat dhe produktet që ata përdorin dhe si rrjedhojë atyre ju shkelen të drejtat gjuhësore si të drejta kushtetuese dhe ligjore.

Kryeinspektori nga inspektorati sqaroi se kjo çështje është adresuar dhe janë ngritur disa raste lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në barërat dhe produktet tjera medicinale të cilat janë të pranishme në tregun tonë. Z.Shabanaj tutje prezantoi procedurën nëpër të cilën kalojnë barërat të cilat tregtohen në Kosovë në të cilën nuk ka hapësirë që të bëhen lëshime ose keqpërdorime në përmbushjen e rregullave të përcaktuara me UA-në 01/2015.

Institucione e lartcekura do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe do të koordinojnë masat që duhet të ndërmerren në rastet kur përdorimi i gjuhëve zyrtare nuk është në pajtim me legjislacionin në fuqi.

 


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa