Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic priti në takim ambasadorin Lamberto Zannier, Komisioner i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare

09.11.2017

Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic, priti sot në takim ambasadorin Lamberto Zannier, Komisioner i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare.

 

Në takim është folur për fushën e respektimit të të drejtave të njeriut me theks të veçantë te respektimi i të drejtave gjuhësore. Komisioneri Mladenovic paraqiti punën e Zyres së Komisionerit për Gjuhët, mangësitë dhe sfidat me të cilat përballet Zyrja, por edhe të arriturat në fushën e rrespektimit të të drejtave gjuhësore në Kosovë.

 

Përgjatë takimit, z.Mladenovic, ka falenderuar Amabasadorin Zannier për mbështetjen e dhënë përgjatë katër (4) viteve të fundit, ku përmes një projekti të përbashkët , rreth 300 shërbyes civilë janë angazhuar në kurse të mësimnxënjes në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe.

 

Ambasadori Zannier, u shpreh i kënaqur për kontributin e dhënë, dhe ripërsëriti se të drejtat gjuhësore dhe mbrojtja e pakicave është shumë e rrëndësishme në kultivimin e tolerancës dhe mosdiskriminimit, si pikë kyçe në demokracitë e zhvilluara.

 

Komisioneri Mladenovic e vlerësoi lartë forcimin e bashkëpunimit dhe theksoi rëndësinë  e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

 

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa