Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic priti ambasadorin e Kanadasë, Daniel Maksymiuk dhe znj.Laurie Wright, përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë në Kanadë

08.11.2017

Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic, priti sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci ( jo resident për Kosovën), Daniel Maksymiuk dhe znj.Laurie Wright, asistente e zëvëndës ministrit të Ministrisë së Drejtësisë në Kanadë.

Komisioneri për gjuhët, Mladenovic dha një pasqyrë gjithpërfshirëse mbi situatën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve ku theksoi se mangësitë janë tek kualititeti i dobët i përkthimeve të ligjeve të cilat më pas reflektohen në punën e gjykatave dhe Insititucioneve në përgjithësi. Marrë parasysh këtyre gjetjeve, Zyra e Komisionerit për gjuhët, në vazhdimësi bën përpjekje për tejkalimin e sfidave përmes projekteve të ndryshme drejt zbatimit të plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në mes tjerash, Mladenovic ritheksoi se Institucionet përballen me kapacitete të limituara të përkthyesve dhe se Kosova ka nevojë të ketë përkthyes ligjorë të specializuar në mënyrë që përkthimet të jenë sa më kualitative.

Ambasadori Daniel Maksymiuk u shpreh i gatshëm në intensifikimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë në fushën e gjuhëve dhe mbështetjen e bilingualizimit në Kosovë, sepse Kanada ka një përvojë të gjatë dhe të sukseshme në këtë fushë.

Gjithashtu, znj.Laurie Wright, përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë në Kanadë, dha disa detaje të  praktikave  të mira si dhe mënyrën e draftimit të ligjeve në të njejtën kohë në të dy gjuhët ( angleze dhe frenge) për arësye të evitimit të të gjitha gabimeve në përkthim. Përgjatë bisedës, znj.Wright   shprehi gadishmërinë për ofrimin e  ekspertizës së shtetit të Kanadasë në këtë fushë.

Komisioneri Mladenovic e vlerësoi lartë forcimin e bashkëpunimit dhe theksoi rëndësinë  e thellimit të këtij bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e gjuhëve, duke marrë praktikat më të mira nga Kanada

 

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
 

Prapa