Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët bën fushatë në komunën e Mitrovicës

27.09.2017

Për të shënuar Ditën Evropiane të Gjuhëve, Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim – Misioni në Kosovë, kanë organizuar një aktivitet lidhur me promovimin e kësaj dite në qendër të Mitrovicës. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetari për komunitete nga Komuna e Mitrovicës, Eroll Zekerija.
Përfaqësuesit e Zyres së Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ) përmes këtij aktiviteti kanë bashkëbiseduar më shumë qytetarë për ti informuar ata  për të drejtat e tyre gjuhësore njëkohësisht të rrit ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve lidhur me të drejtat gjuhësore, për të mbështetur zbatimin efektiv të Ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare .

 

Gjatë bisedave me qytetarë të shumtë, përfaqësuesit  e ZKGJ-së kanë dhënë informata të nevojshme rreth të drejtës për të komunikuar në gjuhët zyrtare, për të pranuar shërbime dhe dokumente publike nga Institucionet në gjuhët zyrtare.

Me këtë rast, ZKGJ ka shpërndarë edhe materiale promovuese, me moton” Gjuha juaj është e drejta juaj”.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa