Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U mbajt punëtoria e tretë me zyrtarët e komunave, për shqyrtimin e koncept dokumentit për termat e referencave të Rrjetit për politika të gjuhëve

08.09.2017

321

Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, kanë organizuar punëtorinë me personat kontaktues nga komunat, për të diskutuar rreth dokumentit “Termat e referencës të Rrjetit për politika të gjuhëve.


Dokumenti u prezantua në detaje dhe u shpjegua se ky dokument është bazuar në nenin 15 të Rregullores së Komisionerit për gjuhët, ku përcaktohen përgjegjësitë e anëtarëve të Rrjetit për politika të gjuhëve.


Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic ka thëne se Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivelin komunal zbatohet pjesërsisht ose fare nuk zbatohet. Një nga arësyet është mungesa e kapaciteteve të përkthyesve profesional në komuna. Ndonëse vullneti për të zbatuar Ligjin nuk mungon, porse cuditërisht asnjë komunë nuk ka kërkuar buxhet shtesë në përmirësimin e situatëes gjithmbarshme, ka potencuar Mladenovic.


Nga pjesëmarrësit u kërkua që, përveç diskutimeve dhe komenteve në takim, ata mund të dërgojnë komente dhe sugjerime edhe përmes e-mailit, në mënyrë që të japin kontributin e plotë.

ZKGJ dhe OSBE, do të organizojnë takime edhe me anëtarët e Rrjetit nga komunat dhe ndërmarrjet.


Gjatë punëtorisë u tha se dokumenti do të lehtësojë punën e personave kontaktues dhe anëtarëve tjerë të Rrjetit, për të kryer obligimet gjuhësore në institucionet ku ata përkasin, si dhe do të rrisë bashkëpunimin me ZKGJ-në dhe anasjelltas.


---------

Rrjeti për Politika Gjuhësore është themeluar me Rregulloren e Qeverisë nr.07/2012 neni 5 dhe 15, të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës më 4 prill 2012. Qëllimi i saj është të sigurojë që të gjitha institucionet e Kosovës veprojnë në pajtueshmëri me obligimet e politikave për gjuhët dhe që i tërë stafi i institucioneve të Kosovës njoftohet për obligimet e tilla.

--------

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa