Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Komisioneri Mladenovic takon shefen Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova.

24.05.2017

Prishtinë

 

Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, sot realizoi takim me shefen e Zyres së Be-së në Kosovë, njëherit përfaqësuese e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, gjatë të cilit e informoi mbi zhvillimet e Zyres së Komisionerit të gjuhëve (ZKGJ) që nga themelimi i saj, të arriturat, planet dhe sfidat me të cilat po përballet Zyra.

Komisioneri Mladenoviq ka folur më tepër rreth koncept dokumentit për Strategjinë  për mbrojtjen dhe promovin e gjuhëve, aktivitetet e planifikuara që dalin nga kjo Strategji si dhe ka kërkuar mbështetjen e Zyres të cilën drejton znj.Apostolova, drejt përmirësimit të  zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Shefja e Zyres së Be-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka përgëzuar punën e ZKGJ-së, duke u shprehur se Kosova është vend multietnik dhe se Ligji për gjuhët duhet të zbatohet në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në të njejtën kohë, ajo ka premtuar se do të jep mbështetjen e saj me ato resurse qe Zyra e BE-së në Kosovë  i posedon drejt avancimit dhe respektimit të të drejtave gjuhësore si dhe ofrimit të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve në gjuhët zyrtare.

Në fund të takimit, komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic dhe shefja e Zyres së Be-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, arritën në përfundim se të gjitha palët e interesuara në të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kjo do të pasqyronte nivel më të lartë të kulturës institucionale njëherit respektim dhe promovim i të gjitha gjuhëve që fliten në Kosovë, ashtu siç është e garantuar me Kushtetuten e Kosovës, por edhe Konventat Evropiane dhe ato Botërore. 


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
 

Prapa