Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Komisionerët e gjuhëve takohen në kryeqytetin Cardif, Uels, në konferencën vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët

18.05.2017


16-18 maj 2017
Cardif, Uels

Tema kryesore e kësaj konference ishte: ”Rëndësia e teknologjisë dhe planifikimit strategjik për krijimin e dygjuhësisë në vende të punës”, me theks të veçantë në zhvillimin  e fuqisë punëtore në mënyrë që të ofrojë shërbime për qytetarët në gjuhën e zgjedhur nga ana e tyre. Është diskutuar rreth gjetjes së mënyrave specifike në mjetet dhe zgjidhjet praktike të cilat mund të lehtësojnë qasjen ndaj qytetarëve si dhe mënyrat inovative përmes teknologjisë informative në punë. Gjithashtu gjatë debateve të shumta në konferencë janë shkëmbyer përvojat dhe njohuritë e praktikave të mira.

 

Nikoqirja e konferencës vjetore, njëherit Komisionere për Gjuhët, Meri Huws gjatë hapjes së Konferencës në fjalimin e saj theksoi se është detyrë parimore për të gjithë komisionerët e gjuhëve, që të ushtrojnë të drejtën dhe ndikimin e tyre në respektimin, ruajten dhe promovimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve të tyre.

 

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Slavisa Mladenovic, komisioner për gjuhët, i cili gjatë punës në konferencë paraqiti të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ). 
Pjesëmarrja aktuale e ANKG-së përfshinë pjesëmarrësit nga rajonet dhe shtetet me komisioner të gjuhëve, siç janë: Nunavut, Kosova, Brunsvik e ri, Kanada, Irlanda, Ontario, Katalonia, Afrika e Jugut, Uells, Territore Veri-Perendimore, Belgjika, Navarra, Galicia, Shri Llanka si dhe Bask.
Vitin e ardhshëm, Konferenca Vjetore e Asociacionit  Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët do të mbahet në Prishtinë – Kosovë, në maj të vitit 2018.

Për Asociacion:
Asociacioni ndërkombëtar i komisionerëve për gjuhët ndihmon rolin e komisionerëve për gjuhët në mbarë botën duke kultivuar praktikat dhe standardet më të mira të përsosmërisë dhe duke avancuar barazinë dhe diversitetin e gjuhëve.
Për më tepër: http://languagecommissioners.org/welcome.php?lang=3

--------------------

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa