Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U shqyrtua koncept dokumenti për rolin e anëtarëve të rrjetit për politika të gjuhëve

02.05.2017

25 prill 2016, Prishtinë

Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, ka mbajtur takimin me personat kontaktues të agjencive shtetërore për të diskutuar rreth koncept dokumentit për rolin e personave kontaktues të rrjetit.

Me iniciativë të përbashkët të dy institucioneve të lartëpërmendura është përpiluar koncept dokumenti me termat e referencës për personat kontaktues të “Rjetit për politika të gjuhëve”, që të qartësojë obligimet e tyre karshi ZKGJ-së dhe institucioneve që ju përkasin, për sa i përket zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me qëllim që të ngritë nivelin të përgjegjësive institucionale për zbatimin e këtij Ligji.

Në këtë takim, komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic, tha se bashkëpunimi me personat kontaktues në disa institucione, ka qenë mjaft i mirë, porse nevojitet ende punë dhe thellim i bashkëpunimit edhe më të madh në mes të ZKGJ-së dhe insititucioneve në përgjithësi. Ai shtoi se hartimi i këtij dokumenti do të ndihmonte dukshëm në përmirësimin e zbatimit të Ligjit. 

Gjatë prezantimeve u qartësuan dhe shpjeguan në detaje rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve të rrjetit për politika të gjuhëve, ndërkaq pas elaborimit të koncept  dokumentit, edhe anëtarët e rrjetit dhanë kontributin e tyre të çmueshëm, të cilat do të përfshihen  në dokumentin final.

ZKGJ dhe OSBE, gjatë muajve në vijim do të organizojnë takime me anëtarët tjerë që vijnë nga Institucionet e nivelit lokal, nivelit qendror dhe ndërmarjet publike.
----------
Rrjeti për Politika Gjuhësore është themeluar me Rregulloren e Qeverisë nr.07/2012 neni 5 dhe 15, të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës më 4 prill 2012. Qëllimi iI saj është të sigurojë që të gjitha institucionet e Kosovës veprojnë në pajtueshmëri me obligimet e politikave për gjuhët dhe që i tërë stafi i institucioneve të Kosovës njoftohet për obligimet e tilla.
Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së  Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

 

Prapa