Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Lajmet

Prezantohet raporti: “Komunikimi ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë - Çështja e gjuhës”

21.12.2018

Organizata Jo-Qeveritare “Qendra për Iniciativa Sociale”, ka bërë një hulumtim përmes së cilit janë paraqitur gjetjet e gjendjes së përgjithshme të marrëdhënieve të përgjithshme shoqërore dhe atyre të komuniteteve shqiptare dhe serbe përmes elementit të gjuhës dhe komunikimit. më shumë

ZKGJ pajisë përkthyesit e ministrive me softuerë për përkthime

12.12.2018

Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) ka pajisur me softuerë për përkthim të gjithë përkthyesit për gjuhët zyrtare që punojnë në Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Qëllimi i këtij projekti është rritja e cilësisë, shpejtësisë dhe konsistencës së përkthimeve në mes të gjuhëve zyrtare. më shumë

Aplikacioni për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe

14.11.2018

Aplikacioni VOCUP është platformë multimediale për mësim të pavarur të gjuhës shqipe dhe serbe. Si ueb sajt, aplikacion në Android dhe në IOS u mundëson shfrytëzuesve të përfitojnë njohuri themelore të bashkëbisedimit në të dy gjuhët (niveli A1). më shumë

U shënua Dita e gjuhës rome

05.11.2018

Me rastin e Ditës së gjuhës rome, Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kanë organizuar tryezë të rrumbullakët, me qëllim të promovimit dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturës rome në Republikën e Kosovës.më shumë

U mbajt punëtoria mbi zbatimin e të drejtave gjuhësore në komuna

30.10.2018

Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), kanë organizuar punëtorinë një ditore me temën “Zbatimi i të drejtave gjuhësore në komuna” me anëtarët e rrjetit për politika të gjuhëve. më shumë

THIRRJE PËR PUNËSIM - OJQ AKTIV

08.10.2018

OJQ “AKTIV” me seli në Mitrovicë veriore dhe Prishtinë, shpall konkurs për punësimin e dy këshilltarëve ligjorë, një në Prishtinë dhe një në Mitrovicë.më shumë

previous

1-6 Nga 163

next